AKTUALITET /

“Është vrarë, mos e kërkoni!” Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj

Personi i fundit që Miklovan Danaj ka takuar përpara se të zhdukej që prej datës 11Maj, ka qenë bashkëshortja e tij.

Shkruar nga Versus
“Është vrarë, mos e kërkoni!” Zhduket pa
Foto ilustruese

Miklovan Danaj është një shqiptar, i cili prej muajsh ka shkëputur kontaktet me familjarët dhe është zhdukur pa gjurmë në shtetin e Spanjës.

Danaj është gjithashtu dhe baba i një fëmije të mitur. Referuar gazetares Klodiana Lala, personi i fundit që Miklovan Danaj ka takuar përpara se të zhdukej që prej datës 11Maj, ka qenë bashkëshortja e tij.

Kjo e fundit ka denoncuar në polici në shtetin spanjoll zhdukjen e bashkëshortit të saj si dhe të njëjtin kallëzim e ka bërë dhe në komisariatin e Shkodrës.

Familjarët e Danaj kanë rrëfyer se një person ka shkuar tek shtëpia e tyre dhe u ka thënë: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Miklovan Danaj është dënuar më parë në itali me 3 muaj burgim, ndërsa familjarët e tij bëjnë apel për zbardhjen e plotë të fatit të tij, ndërsa dyshojnë se Miklovani mund të jetë vrarë vërtetë.

Poll