Avokati Gent Rumano ka hequr nga mbrojtja e të pandehurit Henrik Hoxha. Gjithashtu edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë, arsyeja ka qënë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar këtë proces pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.I pranishëm ka qënë Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.
Henrik Hoxha: Doja të kisha një avokat tjetër.
Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje por ne kërkojmë vazhdimin e seancës pavarëisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua të vijojë me Rumanon. Kjo sjellë tejzgjatje të kota.
Henrik Hoxha: Dua avokat.
Prokurori Behar Dibra: të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. Skemi cfarë të bëjmë.
Në këto kushte Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe te pezullojë afatet e paraburgimi.
Seanca e radhës është vendosur 10/07 ora 10:00.







