AKTUALITET /

Shtyhet seanca paraprake ndaj Veliajt, shkak mungesa e kryebashkiakut

Për kryebashkiakun, seanca paraprake ku do vendoset nëse dosja e tij do kalojë për gjykim, do të mbahet më 19 janar.

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca paraprake ndaj Veliajt, shkak mungesa e kryebashkiakut

Seanca paraprake gjyqësore në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë për në datën 19 janar. Shkak është bërë mungesa në gjyq e Veliajt i cili ishte paraqitur herët e fundit duke kërkuar që të njihej me aktet hetimore.

Një prej kërkesave të tij ishte edhe mosmbajtja në kafazin prej xhami gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore.

Së bashku me Veliajn, e pandehur është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 25 persona e kompani të cilat dyshohet se janë përfshirë në skemën e përvetësimit të të fondeve publike të ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës. Versus.al

Poll