Policia e Tiranës ka ndërhyrë pasditen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit”, pas dyshimeve për një automjet që mund të transportonte armë zjarri. Pas ndjekjes dhe ndalimit të mjetit, një person është shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme. Autori është identifikuar si Skerdi Sina, një emër i njohur për Policinë shqiptare.
Fillimisht policia ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri.
Gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa mjete të parkuara rrugës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa shoferi që drejtonte makinën është arrestuar.
Mësohet se i arrestuari, Skerdi Sina, nuk dihet ende ka lidhje me Aleksandër Sadikajn, i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në 11 qershor 2022. 27-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.
Viktima ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë dhe hetimet për vrasjen e saj janë fokusuar në të shkuarën e tij.
Disa ditë më parë një tjetër shok i Sadikajt është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor.
Skerdi Sina është një prej pesë personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Astir më 9 janar 2025, ku një vajzë 21-vjeçare, Sajma Qordja, raportoi se ishte mbajtur peng në një apartament.
Gjatë kontrollit, forcat e rendit kanë sekuestruar një armë zjarri, ndërsa procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. /Versus.al/







