Policia e Tiranës ka ndërhyrë pasditen e sotme në zonën e “Myslym Shyrit”, pas dyshimeve për një automjet që mund të transportonte armë zjarri. Pas ndjekjes dhe ndalimit të mjetit, një person është shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit, forcat e rendit kanë sekuestruar një armë zjarri, ndërsa procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. Burime zyrtare sqarojnë se nuk është regjistruar asnjë shkëmbim zjarri apo përplasje gjatë operacionit. /Versus.al







