 
Pasi mori trajtim mjekësor në spitalin e Filatit në Greqi, 50 vjeçari Edmond Musa i kapur mbrëmjen e djeshme në brigjet greke, u shoqërua në policinë e Igumenicës ku u pyet për lëndën narkotike që iu gjet në gomone.
I arrestuari, i njohur ndryshe me nofkën “Çimoni” lëshoi mbrëmë sinjalin SOS pasi gomonia të cilën e drejtonte mbeti gjysmë e fundosur teksa tentonte të transportonte 80 kg marijuanë përgjatë kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë.
Policia e Sarandës ka ushtruar disa kontrolle banesash në qytetin bregdetar për të kapur persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës. "Çimoni” njihet si një prej skafistëve më të vjetër të qytetit, shpesh herë i dyshuar se transportonte drogë me gomone. Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       

 
	                        
	                        
	                        
	                       