AKTUALITET /

Skandal në Akademinë e Sigurisë, helmohen 40 studentë! Pranga kuzhinierit të kompanisë 'Sori-Al'

Autoritetet po hetojnë kompaninë që ofronte shërbime kateringu për institucionin.

Shkruar nga Versus

Skandal në Akademinë e Sigurisë, helmohen 40 studentë!

Një skandal është raportuar ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë së Policisë. 40 studentë të Akademisë janë helmuar nga ushqimi.

Pas konsumit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë nisur drejt spitalit menjëherë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët, nga e cila dyshohet që ata të jenë helmuar. Lidhur me rastin skandaloz janë arrestuar 2 persona, teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që shpërndante ushqimin për studentët. Në kërkim është shpallur administratorja e kompanisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll