AKTUALITET /

Sot festa e Krishtlindjes, nga lindja e Jezus Krishtit deri në ditët tona, historia e kremtimit të saj

Shkruar nga Versus

Sot festa e Krishtlindjes, nga lindja e Jezus Krishtit deri në ditët

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën. Në Tiranë besimtarë katolikë u mblodhën mbrëmë në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj. Besimtarët shprehën urimet e tyre për sa më shumë shëndet e mirësi.

Si lindi festa e Krishtlindjes

25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Por pse data 25?

Përmendja e parë zyrtare e 25 dhjetorit si ditëlindja e Jezusit gjendet në një almanak romak të mesit të shekullit të katërt, thotë Shoqata e Arkeologjisë Biblike. Një nga besimet se përse u zgjodh  25 dhjetori është se studiuesit e hershëm të krishterë përcaktuan datën e lindjes së Jezusit duke llogaritur kohën nga vdekja e tij

Festimet sot

Sot Krishtlindja është komercializuar, duke filluar nga shekulli i 20 u transformua në një festë pothuaj laike, me në qendër shkëmbimin e dhuratave. Pjesë e festës u bë edhe figura e Bababgjyshit, që sjell dhurata. Një figurë shumë e dashur sidomos për fëmijët, të cilët besojnë se ai udhëton me slitë, dhe jeton në polin e veriut.

Katër “temat”, ose telbi i asaj që sjell Krishlindja në janë dashuria, gëzimi, shpresa, dhe paqja, të cilat sipas Shkrimit të Shenjtë, Biblës vijnë nga dhurata më e madhe që ka marrë ndonjëherë njerëzimi, Jezus Krishti. Versus.al

Poll