Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, zyrtares së lartë të policise së shtetit e cila kërkonte kthimin e aparateve celulare të cilët janë sekuestruar nga Spak në kuader te hetimeve ndaj AKSHI-t.
Gjana pasi u refuzua nga shkalla e dytë e gjyqsorit për të cilën vendosi ti kthehej vetëm telefonat e femijëve iu drejtua gjykatës së lartë për kthimin e 8 aparateve celulare.
Spak po në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t ka ushtruar kontrolle edhe ne banesën e zyrtares pasi sipas të dhënavë bashkëshorti i saj rezulton të ishte shofer i bisnesmenit Ergys Agasi. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Hristic që po ashtu është nën hetim nga struktura e posacme.
Për këtë çështje, masa sigurie janë vendosur ndaj 7 personave, mes tyre ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi, ndërsa në kërkim vijojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët SPAK i konsideron përfituesit kryesorë të tenderëve të AKSHI-t.
Sipas hetimeve, Agasi dhe Beqiri, bashkë me persona të tjerë, ushtronin presion dhe shantazh ndaj biznesmenëve për t’u tërhequr nga garat e tenderave./Versus.al

