
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi e cila akuzohej nga SPAK se kishte përdorur postin e saj për të bërë presion ndaj qytetarëve lidhur me votimet e majit të vitit 2023.
Pavarësisht se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e Bufit me 1.6 vite burg që konvertohej në 2 vite shërbim prove, gjykata e posaçme e ka parë të arsyeshme që ta shpallë të pafajshme kryetaren e bashkisë.
Bufi ishte marrë e pandehur nën dyshimin se kishte përdorur postin për veprimtari zgjedhore duke i bërë presion një personi që të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 2023-it. Versus.al

