Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe ish-vartësve të saj.
Burime konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së SPAK. Pjesë e kontrolleve ka qenë biznesmeni Rrok Gjoka dhe drejtorja e kabinetit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku.
Kjo e fundit rreth dy javë më parë u mor në pyetje nga SPAK. Gjithashtu janë zhvilluar kontrolle edhe në pronat e 5 personave të tjerë emrat e të cilëve mbahen të rezervuar për shkak të hetimit.
Kontrollet janë bërë në kuadër të mbledhje së provave që mund t’i shërbejnë hetimit që po kryen SPAK-u. Versus.al

