AKTUALITET /

Tragjedi në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42 vjeçari

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë
Foto ilustruese

Vlorë- Një fatkeqësi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kalçeton e fshatit Novoselë ku një 42 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit me top në kraharor gjatë lojës.

I ndjeri me inicialet B.R me banim në Gjermani, dyshohet se ka pësuar atak kardiak pas goditjes nga topi. Pavarësisht se u transportuar për në spital, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Versus.al

Tags:

kalceto vlore

Poll