
Kosova i bashkohet kauzës së protestës kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec.
Para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë u mbajt një tubim protestues, ku aktivistë dhe qytetarë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve të planifikuara në zonat e mbrojtura natyrore.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër asaj që e cilësojnë privatizim të hapësirave publike, protestuesit kërkuan ndalimin e projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë ekosisteme me rëndësi të veçantë për Shqipërinë.
Gjatë tubimit u dëgjuan brohoritje si “Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve”, ndërsa pjesëmarrësit shprehën solidaritet me protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera.Versus.al

