AKTUALITET /

Numër i pakët efektivë policie në aksionin e Lozhanit dhe pa antiplumb?/ Hita: Kallashnikovi çau tejpërtej jelekun, po hetohet procedura e kryerjes së operacionit policor

Në një konferencë për mediat, Hita tha se gjithashtu, gjatë hetimit do të kërkohet arsyeja pse policia e Korçës nuk kërkoi ndihmë për forca të shtuara nga RENEA dhe forcat speciale të Korçës

Shkruar nga Versus

Numër i pakët efektivë policie në aksionin e Lozhanit dhe pa

Policia e Shtetit ka nisur hetimin ndaj drejtorisë vendore të Policisë së Korçës mbi procedurat e kryera sot gjatë aksionit në Lozhan për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari.

Në një konferencë për mediat, Hita tha se gjithashtu, gjatë hetimit do të kërkohet arsyeja pse policia e Korçës nuk kërkoi ndihmë për forca të shtuara nga RENEA dhe forcat speciale të Korçës.

“Mëngjesin e sotëm, drejtoria e policisë vendore Korçë ka shkuar në zonën e Lozhanit për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit humbi jetën një polic shembullor dhe u plagos një tjetër.

Kam kërkuar nisjen e hetimit për respektimin e procedurave standarde dhe arsyen pse drejtoria vendore Korcë nuk ka kërkuar ndihmë si nga RENEA dhe forcat speciale të Korçës”, tha Hita.

I pyetur se nëse, efektivët e policisë që morën pjesë në aksion, ishin pajisur me antiplumb, Hita tha se të gjithë forcat e policisë kishin jelek antiplumb por arma e kallashnikovit që përdori autori i vrasjes së Enea Mekollit, çau tejpërtej jelekun e policit të ndjerë.

I pyetur për numrin e pakët të efektivëve blu që morën pjesë në aksion, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, hodhi poshtë zërat se gjatë operacionit policor kanë qenë 6 forca të "Shqiponja-s". 

Ai tha se në operacion morën pjesë 40 forca policie.

“Nuk ishim në dijeni. Nëse do të ishte kërkuar një shqyrtim i plotë i të gjithë rastit, patjetër që do të ishin marrë masa më të forta.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të trajnuar sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi. Në këtë rast kanë qenë të angazhuara strukturat më të specializuara, forcat ‘Shqiponja’, të cilat kishin për detyrë realizimin e operacionit.

Kanë qenë 40 efektivë policie në terren dhe të gjithë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, sipas standardeve që kërkon një operacion i tillë.

Megjithatë, arma kallashnikov e përdorur nga autori ka depërtuar tejpërtej jelekut antiplumb. Para nisjes së operacionit është kryer edhe instruktazhi i nevojshëm për të gjithë efektivëtu nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, pas informacioneve se ai fshihej në një stan në zonën malore të Lozhanit në Maliq", tha Hita.

Tragjedia e sotme në Lozhan ndodhi midis intervalit kohor 03:00-04:00 e mëngjesit ku forcat e policisë së Korçës i kërkuan Violand Braçellarit të dorëzohej, por ai qëlloi me kallashnikov duke lënë të vdekur me plumb në kokë efektivin Enea Mekolli.

Nga breshëria mbeti i plagosur dhe kolegu i tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë. Këto janë momentet e dhimbshme kur polici transportohet me helikopter nga Korca drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur dhe autori i krimit, Violand Braçellari me dy plumba në bark, jashtë rrezikut për jetën.Versus.al

Poll