
Një autobus i linjës Durrës-Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Spitallë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Mësohet se gjatë qarkullimit, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e pasme. Pasi panë tymin, pasagjerët dhe drejtuesi i urbanit dolën menjëherë jashtë pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende dhe pritet të sqarohen pas veprimeve hetimore. Versus.al

