AKTUALITET /

Siguroi armën për atentatin ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, GJKKO shpall fajtor Erio Zejnon, e dënon me 7 vjet e 4 muaj burg

Gjykata e deklaroi fajtor Zejnon për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të dy shtetasve, duke e dënuar me 7 vite burgim

Shkruar nga Versus

Siguroi armën për atentatin ndaj dy ‘të fortëve

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, pasi e gjeti fajtor për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykata e deklaroi fajtor Zejnon për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të dy shtetasve, duke e dënuar me 7 vite burgim.

Po ashtu, ai u shpall fajtor për veprën penale “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 10 vite burgim.

Gjykata e deklaroi fajtor edhe për veprën penale “grupi i strukturuar kriminal”, duke i caktuar dënimin me 2 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas Kodit Penal, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 11 vitesh burgim. Për shkak të zhvillimit të procesit me gjykim të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 7 vite e 4 muaj burgim.Versus.al

Poll