POLITIKË /

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin/ Balla replika me Berishën: E drodhe brenda 72 orëve, u trembe nga protestuesit që erdhën te selia

Balla tha se Berisha është trembur nga protestuesit që shkuan dje para selisë së PD-së, por nga ana tjetër dënoi grumbullimin e protestuesve para selive të PS dhe PD

Shkruar nga Versus

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin/ Balla replika me

Protesta për Zvërnecin ka shkaktuar përplasje në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku një prej tyre ka qenë dhe ajo mes kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreut të PD, Sali Berisha.

Balla tha se Berisha është trembur nga protestuesit që shkuan dje para selisë së PD-së, por nga ana tjetër dënoi grumbullimin e protestuesve para selive të PS dhe PD, pasi sipas tij, kjo mund të çojë në përplasje mes qytetarëve.

“Të mbaj njeriu këtë ndryshim qëndrimi. Erdhi këtu dhe tha që mbështes protestën, ndërkohë që vet doli dhe tha se protestën e organizon Rama sepse do të përzërë investitorët. Tani ose jeni trembur, se ju erdhën protestuesit te dera e partisë, që unë e dënoj”, tha Balla.

Balla shtoi se Narta është tokë autoktone shqiptare, duke i quajtur të pabaza pretendimet e fundit nga disa media dhe faqe interneti greke.

“Nuk pranoj dot që të më thonë që Narta është tokë e një komuniteti pakice kombëtare. Narta është tokë shqiptare autoktone. Aty ka pasur një popullatë që fliste një dialekt të gjuhës greke, që quhej Nartçe”, tha mes të tjerash Balla. Versus.al

Poll