POLITIKË /

Rama dhe Begaj takim me Presidentin e Lituanisë, në fokus procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Kosova

Mbështetja për Kosovën dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dominuan takimin mes Presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama me presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë

Shkruar nga Versus

Rama dhe Begaj takim me Presidentin e Lituanisë, në fokus procesi i

 Kryeministri Edi Rama u takua sot në ambientet e Kryeministrisë me Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Takimi pati në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, mbështetjen e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, u prit në takim edhe nga Presidenti Bajram Begaj.

Rama dhe Begaj takim me Presidentin e Lituanisë, në fokus procesi i

Mbështetja për Kosovën dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dominuan takimin mes Presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij lituanez, Gitanas Nauseda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Versus.al

Poll