AKTUALITET /

VIDEO/ Mijëra qytetarë, të rinj e fëmijë mbushin sheshin para Kryeministrisë, nis protesta qytetare kundër Zvërnecit

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin para Kryeministrisë, atje ku do të mbahen dhe fjalimet e mbrëmjes së sotme. Në protestën e katërt për këtë javë, bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot me të rinj e të reja, qytetarë të moshave të ndryshme të cilët kërkojnë nga qeveria të tërhiqet ndaj projektit të Zvërnecit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Mijëra qytetarë, të rinj e fëmijë mbushin

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin para Kryeministrisë, atje ku do të mbahen dhe fjalimet e mbrëmjes së sotme.

Në protestën e katërt për këtë javë, bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot me të rinj e të reja, qytetarë të moshave të ndryshme të cilët kërkojnë nga qeveria të tërhiqet ndaj projektit të Zvërnecit.

Ata kanë kënduar këngë patriotike e slogane kundër klasës politike në vend, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Në kor ata thërrasin “U ka ardhur fundi, në burg”, drejtuar Ramës dhe Berishës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.Versus.al

 

 

Poll