
Ka nisur këtë të enjte protesta e 5-të qytetare kundër projektit të Zvërnecit.
Sic u lajmërua një ditë më parë, grumbullimi i protestuesve nis nga sheshi “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Qytetarët protestues kanë theksuar se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare.
“Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”, tha një prej protestueseve që mbajti fjalim në tubimin para Kryeministrisë.
“Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.
Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, thuhet në kërkesat e protestueseve.Versus.al

