
Babai i Martin Canit, i vrarë në vitin 2024, gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, i është bashkuar protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Engjëll Cani mban në duar pankartën që prin tubimin e sotëm “Nga Çamëria në Mollë të kuqe jemi shqiptarë”.
Me thirrjen “Revolucion”, të rinjtë kanë nisur marshimin drejt Bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për t’ju drejtuar godinës së Kryeministrisë. Versus.al

