AKTUALITET /

Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, ja 5 kërkesat e panegociueshme për qeverinë

Ata deklaruan se lëvizja e tyre qytetare ka në thelb 5 kërkesa për qeverinë të cilat janë të panegociueshme

Shkruar nga Versus

Prezantohet nga protesta “Lëvizja e Re Qytetare”, ja 5

Në protestën e së enjtes, të rinjtë që kanë marrë fjalën në mitingun përballë Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk janë përfaqësues të asnjë partie politike, por kërkesat e tyre janë qytetare.

Ata deklaruan se lëvizja e tyre qytetare ka në thelb 5 kërkesa për qeverinë të cilat janë të panegociueshme.

“Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfryqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura si dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha një prej organizatorëve të protestës.

Ata njoftuan se “Lëvizja qytetare”  mbështetet nga një grup me integritet.

‘Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauzë ta drejtë kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë. Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar.

1-Dorëheqjen e Qeverisë

2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!

3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura

5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha protestuesi.

Poll