
Protesta qytetare që po zhvillohet për të katërtën ditë me radhë në sheshin para Kryeministrisë ka tërhequr pas saj mijëra qytetarë të të gjitha moshave.
Mbrëmjen e sotme, një qytetar me aftësi të kufizuara ishte surpriza e protestës, i cili iu bashkua qytetarëve për të protestuar ndaj një projekti që qeveria kërkon të zbatohet në Zvërnec.
Me buzëqeshje, ai ka përshëndetur të rinjtë e të rejat pjesëmarrëse në tubim të cilët e kanë pritur me respekt qytetarin në karrocën e tij elektrike.

