AKTUALITET /

"Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë për një kauzë të drejtë", mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës kundër projektit të Zvërnecit

Për më shumë se 3 orë ata qëndruan në sheshin para Kryeministrisë, në shenjë proteste kundër projektit në Zvërnec. Organizatorët theksuan se ky është një reagim paqësor, duke ftuar t'iu bashkohen të gjithë ata që ndjehen të braktisur nga partitë kryesore politike.

Shkruar nga Versus

"Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë

Për të pestën ditë me radhë, qytetarët nuk janë ndalur por kanë vazhduar protestën para Kryeministrisë.

Për më shumë se 3 orë ata qëndruan në sheshin para Kryeministrisë, në shenjë proteste kundër projektit në Zvërnec.

Organizatorët theksuan se ky është një reagim paqësor, duke ftuar t'iu bashkohen të gjithë ata që ndjehen të braktisur nga partitë kryesore politike.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit, të pajisur me flamuj dhe pankarta, marshuan drejt selisë së qeverisë.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një nga përfaqësuesit e protestës deklaroi se kjo lëvizje udhëhiqet nga qytetarë të lirë për një kauzë të drejtë kombëtare.

Ai theksoi se pas pesë ditësh qëndrese, një grup njerëzish me integritet është gati të marrë vendimet e duhura në emër të sovranit.Versus.al

"Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë "Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë   "Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë   "Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë   "Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë   "Lëvizja jonë udhëhiqet nga qytetarë të lirë  

Poll