AKTUALITET /

Vuante nga skizofrenia, gjendet i pajetë në dhomën ku po merrte mjekimin, 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg

Policia njofton se shtetasi F.Q., 47 vjeç, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni, për të cilën ndiqej në mënyrë të vazhdueshme

Shkruar nga Versus

Vuante nga skizofrenia, gjendet i pajetë në dhomën ku po merrte

Një 47-vjeçar, i dënuar me 25 vite burg, është gjetur i pajetë në spitalin e Burgjeve mbrëmjen e sotme.

Policia e Tiranës njofton se shtetasi F.Q., 47 vjeç, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni, për të cilën ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe trajtohej me mjekim të specializuar.

 Gjatë periudhës 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte realizuar më datë 28.05.2026.

I burgosuri ishte dënuar me 25 vjet burgim me vendimin nr. 53, datë 07.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i formës së prerë më datë 19.03.2007, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/b/c-25 i Kodit Penal. Versus.al

Poll