
Një gjest njerëzor dhe emocionues ka qenë ai i mbrëmjes së sotme në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit” ku të rinjtë kanë shpërndarë lule për policët dhe policet që kanë qenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës qytetare.
Ky gjest simbolik vjen si nderim për efektivin e policisë Enea Mekolli që u vra ditën e sotme në krye të detyrës.
Lulet e dhuruara janë pritur me buzëqeshje nga forcat e policisë ndërsa në shkallët e godinës së Kryeministrisë u bë homazh në nderim të Eneas duke vendosur foton e tij dhe lule.

