
Të rinjtë e të rejat që udhëheqin protestën masive qytetare që po zhvillohet në ditën e katërt në Tiranë, kanë deklaruar se nuk do të protestojnë në Zvërnec, pasi heqja e gardhit nga ajo zonë është kurth që ata të largohen nga bulevardi përballë Kryeministrisë.
Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë të protestojnë deri në dorëheqjen e qeverisë.
“Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Rama në burg", Berisha në burg", "Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë", “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Ramëëë, pije kosin", janë disa nga pankartat më pikante të protestës së sotme. Versus.al

