POLITIKË /

Berisha akuzon PS për organizimin e një anti-mitingu për Zvërnecin të shtunën në Vlorë, reagon Balla

Kreu i PD, në fjalën e tij sot në Kuvend akuzoi socialistët se pikërisht këtë të shtunë, ata do të organizojnë një anti-miting për të treguar se Vlora e do projektin

Shkruar nga Versus

Berisha akuzon PS për organizimin e një anti-mitingu për

Ditën e shtunë protesta në mbrojtje të Zvërnecit dhe kundër projektit turistik që kërkohet të zhvillohet në të zonë, do të zhvendoset nga Tirana, në vendin ku nisi gjithçka një javë më parë.

Por, kreu i PD, në fjalën e tij sot në Kuvend akuzoi socialistët se pikërisht këtë të shtunë, ata do të organizojnë një anti-miting për të treguar se Vlora e do projektin.

Pas kësaj akuze ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili pranoi se të shtunën festohet në Vlorë, 35-vjetori i krijimit të degës së PS.

“Kemi festën e partisë, ti nuk je i ftuar”, u shpreh Balla.

“Qytetarët do t’i tregojnë në Vlorë se si do përballet”, u shpreh Berisha.

Poll