POLITIKË /

Rama reagon përsëri për protestat për Zvërnecin dhe publikon fotot: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Në postimin e tij, Rama shkruan se projektet synojnë zhvillim “në harmoni me natyrën” dhe i cilëson investitorët si bashkëpunëtorë të një projekti që, sipas tij, po kundërshtohet padrejtësisht

Shkruar nga Versus

Rama reagon përsëri për protestat për Zvërnecin dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar në rrjetet sociale dy foto të projekteve të realizuara nga investitorë nga Katari, të cilët sipas tij janë të njëjtët që qëndrojnë pas edhe zhvillimit të planifikuar në zonë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se projektet synojnë zhvillim “në harmoni me natyrën” dhe i cilëson investitorët si bashkëpunëtorë të një projekti që, sipas tij, po kundërshtohet padrejtësisht.

Ai thekson se toka në Zvërnec është pronë private dhe është blerë përmes transaksioneve bankare të certifikuara nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa investitorët i përshkruan si pjesë e një konglomerati të madh sipërmarrës.

Kryeministri shton se projektet e publikuara tregojnë mënyrën se si do të realizohet zhvillimi në zonë, duke argumentuar se synimi është rritja ekonomike dhe turistike, jo dëmtimi i mjedisit.

Në fund të reagimit të tij, Rama ironizon kundërshtimet ndaj projektit, duke i krahasuar me debatet e mëparshme për projekte të mëdha infrastrukturore në vend.

Poll