
Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti e ftuar në Top Story ka folur për rëndësinë e madhe që kanë patur për të ëndrrat e saj të cilat sipas saj ishin shumë herë më të mëdha sesa marrëdhënia e dashurisë së kishte krijuar.
Bleona tregoi sesi ish-partneri i saj gëzon respekt maksimal prej saj për faktin se ai e mirëkuptoi se ajo duhet të ndiqte rrugën e saj. Ndërsa shtoi mes të tjerash se tani mezi pret të bie në dashuri.
“Jam shumë falënderuese për zemër-madhësinë e atij njeriu i cili e kuptoi që ëndrrat e mia ishin shumë herë më të mëdha se sa marrëdhënia që kishin në të dy. Ai për mua do ngelet gjithmonë një djalë i mrekullueshëm. Në të dy jemi kompjuterë shumë të mirë por me sisteme operimi të ndryshme dhe në momentin që gjërat nuk përputhen nga sistemet e operimit, të mos kesh ego dhe të kuptosh që ëndrrat e partnerit tënd janë të ndryshme nga të tua dhe të kesh mirësinë ‘to let go’, ai për mua ka një respekt shumë të madh. Jam shumë falënderuese për shumë sportin që më ka dhënë jo vetëm ai por edhe familja e tij.
Nuk kishte moment më të bukur që njeriu më ‘proud ‘kur isha në Miçigan ishte ish-burri im. Domethënë nuk di se si ta shpjegojë. Për mua ai ngelet djali me sytë më të bukura në botë. Dashuria për mua do të jetë e pakompromisë. Unë kisha çdo mundësi të jetoja në një nga vilat më të bukura të Tiranës apo të dilja me ‘Hermes’ në Tiranë, por nuk ka qenë ky qëllimi im. Qëllimi im ka qenë të jem ‘Self-Made’ dhe ‘Silicon-Free’. Doja të isha personi i vërtet, kjo që jam. Bukuria është të jesh e lirë dhe të jesh vetvetja”, u shpreh këngëtarja. Versus.al

