
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Igli Taren.
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua akuza e pastrimit të parave. Ai u thirr në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares. Versus.al

