Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lozhan të Maliqit në Korçë ku gjatë një operacioni, mbeti i vrarë një efektiv i Shqiponjave dhe u plagos një tjetër. *Ndërsa ishin në operacion për të kapur personazhin e rrezikshëm, Violand Bracellari, një ish-ushtarak i shpallur në kërkim prej 2017-ës, ky i fundit qëlloi për vdekje Enea Mekollin dhe la të plagosur Edison Adrin i cili u transportua për në spitalin e Traumës. *Bracellari ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 9 vite burg për prodhim dhe trafik droge.
Operacioni fatkeq në Maliq, del FOTO e policit që u vra dhe kolegut të plagosur
Versus.al ka siguruar fotot e policit që u vra në Maliq, Enea Mekolli dhe kolegut të tij Edison Adri i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e personazhit të rrezikshëm Violand Bracellari.
Ky i fundit mbeti i plagosur edhe vetë nga përplasja me armë me efektivët e Shqiponjave.
Polici Edison Adri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore. Versus.al
Në kërkim prej 2017-ës, kush është ish-ushtaraku që vrau policin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër
Policia arrestoi 43 vjeçarin Violand Bracellari si autorin e vrasjes së efektivit Eena Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër, Edison Adri.
Që prej vitit 2017, Bracellari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi gjykata e kishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ai konsiderohej personazh me rrezikshmëri të lartë në Maliq për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale dhe për shkak të formimit të tij si ish-ushtarak.
Në momentin e arrestimit, 43 vjeçari u gjet i plagosur si pasojë e përplasjes me armë me efektivët e shqiponjave. Versus.al
Tronditet Maliqi, ish-ushtaraku në kërkim, vret një polic dhe plagos një tjetër

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit ku gjatë një operacioni policor, një ish-ushtarak i shpallur në kërkim ka qëlluar për vdekje një polic dhe ka lënë të plagosur një tjetër.
Edhe vetë autori i dyshuar, Violand Bracellari ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. I vrarë ka mbetur polici Enea Mekolli. Ndërsa efektivi i plagosur i forcave Shqiponja, Edison Adri u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës. Bracellari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 dhe konsiderohej si personazh tejet i rrezikshëm për shkak edhe të formimit të tij si ish-ushtarak.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Versus.al

