AKTUALITET /

“Të dashuruar që në gjimnaz...”/ 29-vjeçari ndërroi jetë, gazetarja shpëtoi mrekullisht! Historia prekëse e çifiti që u aksidentuan në Berat

Sara Gjordeni ka reaguar duke treguar se çifti, të dy nga Kuçova, ishin shumë të përgjegjshëm dhe të dashur, me një histori të gjatë së bashku, që nga kohët e gjimnazit.

Shkruar nga Versus

“Të dashuruar që në gjimnaz...”/ 29-vjeçari

Mëngjesin e djeshëm në Berat, një aksident rrugor i mori jetën 29-vjeçarit Ornel Caushaj, ndërsa bashkëshortja e tij, gazetarja Sindi Salaj, arriti të shpëtojë. Ata janë prindër të një vajze të vogël, vetëm dy vjeç.

Sara Gjordeni ka reaguar duke treguar se çifti, të dy nga Kuçova, ishin shumë të përgjegjshëm dhe të dashur, me një histori të gjatë së bashku, që nga kohët e gjimnazit.

Ajo shfrytëzon rastin për të apeluar për kushtet e rënda të rrugëve në Berat, duke rikujtuar se aksidentet shpesh lidhen me infrastrukturën e shkatërruar.

“Këto janë lajmet me te cilat NUK dua te zgjohem. Quhej Ornel Caushaj dhe nusja e tij Sindi Salaj.
Me Ornelin kam qene ne klase ne fillore dhe gjimnaz ne Kuçove, Sindi ka qene ne klase paralele me ne. Te dy janë dashuruar qe shume te vegjël, nuk ja kane lëshuar kurrë dorën njeri tjetrit. I shihja me admirim sesi sfidat e jetës nuk i ndanë kurrë.

Jeta se fundmi u dha dhe një vajze qe s’besoj se është me shume se dy vjeç. Ishin shume te lumtur dhe vetëm pardje me ra te flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot te kisha qene ne vendin e saj, asnjëherë!!!

Për ju qe komentonit mallkime sesi shoferet ecin shpejt, ju siguroj qe as Orneli as Sindi nuk kane qene njerëz te papërgjegjshëm, as te dehur qe ne shtëpi i prisnin te vogël te tyret!

Duhet te vini te shihni infrastrukturën e rrugëve, fshatrave të Beratit e më pas të gjykoni.

Kjo ngjarje më ka bërë edhe një herë tjetër të kuptoj sesa e shkurtër është jeta dhe sa shumë duhet vlerësuar çdo moment me të dashurit tuaj të zemrës.

Jam ende në mosbesim kur mendoj sa mirë i njoh të dy… Ngushëllimet me të mëdha e me zemër për prindërit e Ornelit, Sindit dhe çdokujt tjetër të prekur nga kjo fatkeqësi. “

“Të dashuruar që në gjimnaz...”/ 29-vjeçari

Poll