Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e një automjeti u përshkallëzua në dhunë fizike.
Dy vëllezër, Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, janë arrestuar nën akuzën e plagosjes së rëndë të një nëne dhe të birit të saj.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, kur një sherr mes të paktën gjashtë personave përfshiu nënë e bir, N.A. dhe E.A., të cilët u sulmuan me grushte, shkopinj dhe objekte të forta.
Të dy viktimat u transportuan urgjentisht në Spitalin e Sarandës, ku morën ndihmë mjekësore për frakturat dhe dëmtimet e shumta në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Versus.al







