AKTUALITET /

Tronditet komuniteti: Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje

Dëshmitarët tregojnë se në lokal janë dëgjuar të paktën katër të shtëna, ndërsa viktima është transportuar menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

 

Tronditet komuniteti: Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë. Sipas mediave vendase, një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar me inicialet N.M., është ekzekutuar me armë zjarri nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30, brenda ambienteve të kafenesë “Maison Haute”, e cila ishte në pronësi të viktimës.

Dëshmitarët tregojnë se në lokal janë dëgjuar të paktën katër të shtëna, ndërsa viktima është transportuar menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal. “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot,” rrëfen mes lotësh një mike e ngushtë e viktimës.

Policia ka izoluar zonën dhe ka nisur hetimet, duke përjashtuar për momentin çdo lidhje me trafikun e drogës. Sipas të dhënave paraprake, gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes viktimës dhe autorit. /Versus.al

Poll