
Kosovë- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në Deçan. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme. Mësohet se dy prej të plagosurve janë serbë dhe tjetri shqiptar.
“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”- ka njoftuar policia.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pejës ndërsa personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Në vendngjarje kanë mbërritur gupet hetimore, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri me 9 fishekë. Versus.al

