
Kukës- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në lagjen Drinas ku u qëllua me armë zjarri drejt biznesit “Furra Kosova” duke shkaktuar dëmtimin e fasadës së xhamit.
Në pranga ka rënë Xhemë Mema, 59 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Misim Mema, 26 vjeç të dy të dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pronari i furrës, T.O deklaroi në polici se nuk kishte dijeni se kush mund të kishte qëlluar drejt biznesit të tij duke mohuar konfliktet. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së 27 nëntorit, fatmirësisht pa persona të lënduar. Versus.al

