Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.
Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.
Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.
Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informojnë mediat italiane. I riu u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar.







