Për të dytën ditë me radhë në aeroportin e Vlorës ka patur përplasje mes kompanive të dy ortakëve, “2A Group” e Valon Ademit dhe “Macbo” e Behgjet Pacollit.
Kompania “2A Group”, nuk lejon hyrjen e punonjësve të Pacollit në kantierin e ndërtimit të aeroportit pasi gjykata e Apelit ju njohu të drejtën e administrimit të aeroportit.
Nga ana tjetër, kompania e Pacollit nuk pajtohet me këtë veprim të ortakut dhe për rrjedhojë që prej ditës së djeshme ka patur përplasje mes punonjësve. Për këtë arsye është dashur ndërhyrja e policisë për të ruajtur qetësinë mes palëve. Versus.al

