AKTUALITET /

Tentoi të fuste mbi 3200 fara kanabisi, arrestohet 24 vjeçari në Portin e Durrësit

Shkruar nga Versus

Tentoi të fuste mbi 3200 fara kanabisi, arrestohet 24 vjeçari

Një 24 vjeçar i identifikuar si A.K është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap në tentativë për të futur në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, 3250 fara kanabisi.

Gjatë kontrolleve në furgonin që i riu drejtonte, u gjetën farat e kanabisit dhe një pajisje që përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll