
Durrës- Një 42 vjeçar me inicialet Sh.G është arrestuar nga policia pasi tentoi të fuste në port akool pa fatura blerje.
Mësohet se teksa po futej me një kamion në Shqipëri, pas kontrollit të bërë iu gjetën disa arka me verë dhe shampanjë të cilat iu sekuestruan për shkak se nuk kishin asnjë faturë se ku ishin blerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al







