Një shtetase kineze me inicialet A.ë, 45 vjeçe është proceduar penalisht pasi u kap në Rinas në tentativë për të dalë nga Shqipëria teksa kishte me vete 61.775 euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara.
‘’Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. ë., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit’’- njofton policia duke bërë me dije se shuma e parave është sekuestruar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

