AKTUALITET /

Tentoi t’i ikte policisë në autostradë, kapet kreu i grupit kriminal! I dënuar me 18 vite burg në Itali

Shkruar nga Versus

Tentoi t’i ikte policisë në autostradë, kapet kreu i grupit

Elbasan- Një 59 vjeçar i identifikuar si Ilir Kociaj (Koçiaj) është arrestuar nga policia teksa qarkullonte në autostradën Tiranë-Elbasan ku edhe tentoi t’ju arratisej efektivëve.

I arrestuari rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Firences në Itali e ka dënuar atë me 18 vite burg për trafik droge. Kociaj akuzohet se ka drejtuar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, 59 vjeçari iu dorëzua policisë së Elbasani ndërsa do të nisin procedurat për ekstradimin e tij. Versus.al

 

Poll