AKTUALITET /

Theu arrestin shtëpiak për të plagosur me th*kë një 34 vjeçar! Pranga të riut në Vlorë (EMRI)

Personi që mbeti i plagosur më pas mori armën e gjahut dhe shkoi në banesën e 28 vjeçarit për ta kërcënuar.

Shkruar nga Versus

Theu arrestin shtëpiak për të plagosur me th*kë një 34

Vlorë- Një 28 vjeçar i identifikuar si Kejvi Bendaj është arrestuar nga policia në fshatin Panaja pasi theu arrestin shtëpiak për të plagosur me thikë një 34 vjeçar, të cilit i dëmtoi edhe makinën.

I riu rezulton se ishte nën masën “arrest shtëpie” për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “shkatërrimi i pronës”.

Sipas policisë, Bendaj pas një konflikti për motive të dobëta me B.B 34 vjeç, e ka goditur me thikë këtë të fundit dhe i ka dëmtuar automjetin. Më pas i plagosuri ka shkuar tek banesa e 28 vjeçarit dhe i ka dëmtuar makinën dhe më pas e ka kërcënuar me armë gjahu. Ndaj 34 vjeçari nisi hetimi në gjendje të lirë. Versus.al

Poll