AKTUALITET /

Tjetër aksident! Makina përplasi këmbësoren në Korçë, ndërron jetë në vend (DETAJE)

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkruar nga Versus

Tjetër aksident! Makina përplasi këmbësoren në

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në rrugët e vendit tonë, këtë herë në Korçë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një grua dhe kjo e fundit për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Voskop.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se edhe një natë më parë, një këmbësor u përplas për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Vorës, ndërsa dy ditë më parë dy motra ndërruan jetë në aksident tragjik në rrugën Sarandë-Delvinë.

Poll