AKTUALITET /

Tmerr në Borsh: 24-vjeçarja p*rdhunohet teksa ishte me pushime, një tjetër vajzë ngacmohet nga 52-vjeçar

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Himarës, janë regjistruar dy raste të ndara: një për përdhunim dhe një tjetër për ngacmim seksual.

Shkruar nga Versus

Tmerr në Borsh: 24-vjeçarja p*rdhunohet teksa ishte me pushime,

Pushimet verore janë kthyer në një përvojë traumatike për dy vajza 24-vjeçare, të cilat kanë raportuar ngjarje të rënda abuzimi në bregdetin e Borshit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Himarës, janë regjistruar dy raste të ndara: një për përdhunim dhe një tjetër për ngacmim seksual.

Në rastin e parë, një vajzë 24-vjeçare ka denoncuar një 33-vjeçar nga Vlora, me iniciale E.M., duke deklaruar se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Policia ka nisur menjëherë procedim penal ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, në të njëjtin plazh, një tjetër 24-vjeçare ka kallëzuar një 52-vjeçar me iniciale Xh.D. për ngacmim seksual. Edhe në këtë rast, autoritetet janë duke ndjekur procedurat për zbardhjen e plotë të incidentit.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo ngjarje të ngjashme dhe garanton ndjekje të menjëhershme ligjore ndaj çdo rasti të abuzimit apo dhunës seksuale.

“E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një shtetase 24-vjeçare me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë pushimeve në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një tjetër shtetase 24-vjeçare për ngacmim seksual, po gjatë qëndrimit në të njëjtin plazh”, njoftoi Policia./Versus.al

 

Poll