AKTUALITET /

Trafikoi tonelata me kokainë, Klevis Hoxhosmanit i gjendet ''iphone'' brenda burgut të Durrësit

Hoxhosmani u arrestua si pjesë e grupit kriminal që trafikoi disa ton kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Shkruar nga Versus
Trafikoi tonelata me kokainë, Klevis Hoxhosmanit i gjendet
Klevis Hoxhosmani dhe telefoni i gjetur në qeli

Një 'iphone' është sekuestruar nga policia gjatë kontrolleve të radhës në burgun e Durrësit. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në godinën ''B'' u gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një karikuese. 

Trafikoi tonelata me kokainë, Klevis Hoxhosmanit i gjendet

Mësohet se celulari i përkiste Klevis Hoxhosmanit, anëtarit të grupit kriminal që trafikonte tonelata me kokainë nga Amerika Latine. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar sesi Hoxhosmani arriti të fuste në qeli celularin.

Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe Hoxhosmani apo bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.Versus.al

Poll