AKTUALITET /

Trafiku i kokainës, Spak masë sigurie dhe për Plarent Dervishaj dhe Erion Alibeaj. Si e paralajmëruan të burgosurit konfliktin në sallën e gjyqit

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Shkruar nga Versus

 

Trafiku i kokainës, Spak masë sigurie dhe për Plarent Dervishaj

Artur dhe Ervin Hoxhosmani janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën dyshimet për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Aksioni blic është ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar mjete luksoze dhe bizhuteri me vlerë të lartë.

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Pak javë më parë, tensioni mes Erion Alibejt dhe Leonard Dervishit shpërtheu hapur në sallën e gjyqit, duke sjellë në vëmendje përçarjen e thellë brenda të ashtuquajturës “bandë e Durrësit”. Dervishi, dikur krahu i djathtë i Alibejt, u shkëput qartazi nga heshtja e zakonshme e të pandehurve dhe e akuzoi publikisht këtë të fundit si të vetmin që kishte dijeni dhe rol të drejtpërdrejtë në disa prej krimeve që po hetohen.

Burime nga seanca thonë se Dervishi ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, duke thelluar kështu pozitat e vështira për Alibejn, i cili tashmë shfaqet gjithnjë e më i izoluar brenda procesit. Kjo përplasje ka ndezur spekulime se ish-udhëheqësi i grupit mund të jetë braktisur nga bashkëpunëtorët më të afërt, ndërsa hetimet e SPAK po ecin drejt thellimit.

Në të njëjtën seancë u përmendën edhe elementë të tjerë të njohur të botës së krimit në Durrës, ndërsa mbrojtja e Alibejt është përpjekur të diskreditojë dëshminë e Dervishit, duke e cilësuar si një “shpifje për të shpëtuar veten”.

Nëse deklaratat e Leonard Dervishit vërtetohen me prova, ato mund të përbëjnë një goditje përfundimtare për strukturën e grupit kriminal që për vite dominoi Durrësin. Tashmë pritet që SPAK të sqarojë nëse ky rrëfim është kthesa që do fundosë përfundimisht Indrit Alibejn dhe strukturën që ai dyshohet se ka drejtuar. /Versus.al

Poll