AKTUALITET /

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, lihet në burg Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja

Shkruar nga Versus
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, lihet në burg Rexhep
Njëri prej të arrestuarve, Rexhep Rraja, babai i tij Rrahman Rraja, ish-deputet i PS

GJKKO ka lënë në burg Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata u arrestuan një ditë më parë me urdhërtë Prokurorisë së Posaçme si grup i struktuar kriminal që merrej me trafik droge.

Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili është përmendur edhe në ngjarje të tjera të bujshme si dhunimi i Xhisiela Malokut dhe dhuna me shkopinj bejsbolli ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja.

Gjatë kontrollit të policisë në banesat dhe ambientet e tjera në pronësi të këtyre 10 shtetasve  u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme./Versus.al

 

Poll