
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 28 prillit në zonën e Luccës në Itali ku një 11 vjeçare shqiptare u gjet e vdekur brenda shtëpisë së saj. Alarmi u dha në orën 17:40 kur nëna e saj thirri shërbimet e urgjencës të cilët e morën me ambulancë.
Pavarësisht përpjekjeve nga ekipi i mjekëve, ishte e pamundur që e mitura të rikthehej në jetë. Nxënësja e klasës së gjashtë u gjet pa ndjenja brenda dhomës së saj. Prokuroria po heton pistën e vetëvrasjes, ndërsa shkaqet e saj pritet të hetohen në vazhdim.
Në pyetje janë marrë edhe prindërit e të mituriës së ndjerë për rrethanat familjare të cilat mundet të kenë ndikuar në gjendjen e saj. Versus.al

